Nga rrënojat e luftës tek qëndrueshmëria, “Gratë e Trojës” me…
6 Nëntor, 2024
Qendra Alternative e Vajzave nga Serbia dhe Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis nga Kosova, organizuan sëbashku edicionin e tretë të shkollës pranverore feministe, si pjesë e projektit të përbashkët “Dialogu për Paqe – Shkëmbimi i Përvojave të Vajzave nga Kosova dhe Serbia”, i mbështetur nga Kvinna till Kvinna, Suedi.
Pjesa e parë e shkollës pranverore të feminizmit u mbajtë nga data 23 deri më 26 Mars në Zlatibor, Serbi 2017. Gjatë këtyre ditëve ligjërueset që ndanë përvojat e tyre dhe e bënë mjaftë atraktive këtë shkollë ishin: Andrijana Kocič, Anita Dragosavac, Zoe Gudovič, Lepa Mladenovič dhe Jadranka Miličević.
Ndërsa, pjesëmarrëse ishin 20 vajza dhe gra të reja nga Kosova dhe Serbia të cilat treguan gatitshmëri për të mësuar më shumë nga historia e feminizmit. Njëherësh, pjesëmarrëset e Shkollës Pranverore Feministe u motivuan që të krijojnë angazhim të përbashkët për fuqizimin e vajzave dhe grave nga Kosova dhe Serbia.