Aktivitetet Aktivizëm

Shkolla Pranverore Feministe

13 Maj, 2025

9–12 maj 2025

Edicioni i sivjetëm i Shkollës Pranverore Feministe mblodhi së bashku 19 gra të reja nga Kosova dhe Serbia, në një hapësirë të sigurt, të hapur për dialog dhe ndërtim të urave ndërmjet komuniteteve – në zemër të natyrës së Brezovicës, nga 9 deri më 12 maj 2025.

Gjatë këtyre katër ditëve intensive, pjesëmarrëset patën mundësinë të angazhohen në ligjërata, punëtori dhe diskutime të thella mbi feminizmin, paqen, të drejtat e njeriut, median, artin dhe ndërseksionalitetin, me aktiviste feministe, lidere frymëzuese nga vendi dhe rajoni: Nevenka Rikalo, Xheni Karaj, Zana Hoxha, Tamara Tomasheviq, Resmija Rahman (Biba May), Jeta Xharra, Mary Ann Hennessey.

Temat qe u trajtuan ishin:

  • “Ne ndërtojmë ura miqësie”,
  • “Interseksionaliteti mes LGBTI+ dhe lëvizjes feministe në Shqipëri”,
  • “Nga paragjykimi te miqësia”,
  • Dokumentari “Biba May-Jo Më”,
  • “Thyerja e stereotipeve dhe demaskimi i lajmeve të rreme”,
  • “Feminizmi është personal dhe politik”

Deri te “Përmes artit dhe aktivizmit – promovimi i ndërtimit të paqes, diversitetit dhe barazisë gjinore, ku edhe pjesemarreset paten rast qe te improvizojne skena teatrore permes ushtrimeve praktike me Zana Hoxhen.

Organizatoret e Shkollës Pranverore Feministe, nga Artpolis (Kosovë) dhe Qendra Alternative për Vajzat (Serbi) para pjesëmarreseve shpalosën mundësitë e bashkëpunimit dhe vazhdimit të aktivizmit edhe pas përfundimit të shkollës, përmes Rrjetit Alumni dhe projektit “Iniciativat e Përbashkëta”.

Atmosfera e hapur dhe bashkëpunuese, e mbështetur nga natyra dhe fryma e solidaritetit, krijoi një hapësirë unike për të reflektuar mbi sfidat dhe mundësitë që prekin vajzat dhe gratë e reja në rajon. Pjesë e këtij udhëtimi feminist ishte edhe vizita në qytetin e Prizrenit, ku pjesëmarrëset patën mundësinë të vizitojnë institucionet kulturore dhe të relaksohen përgjatë lumit, në zemër të qytetit të vjetër me diversitet të pasur kulturor.

Në fund, ceremonia e ndarjes së certifikatave dhe zbulimi i “mikes sekrete” shënuan përmbylljen simbolike të këtij kapitulli edukativ dhe transformues.

Shkolla Pranverore Feministe, u organizua nga Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis/Kosovë dhe Qendra Alternative për Vajza/Serbi, me përkrahjen e Kvinna till Kvinna dhe Global Fund.

You may also like