
“Vojeku”, mes botës që shtyp e shfrytëzon
13 Mars, 2025
15.06.2023
Më 15 qershor, rreth 25 studentë nga Kolegji Universitar i Amsterdamit (AUC), të udhëhequr nga profesoresha Anne de Graaf vizituan zyret e Artpolis, me ç’rast janë pritur nga drejtoresha ekzekutive dhe themeluesja e Artpolis dhe Festivalit FemArt, Zana Hoxha.
Hoxha ndau me këta studentë histori inspiruese të rrugëtimit të Artpolis dhe Festivalit FemArt, sfidave dhe format e ballafaqimit me sistemin patriarkal, stereotipet gjinore, e angazhimin për ndërtimin e paqes.
Të gjithë studentët pjesëmarrës aktualisht janë në Bachelor në Artet dhe Shkenca Liberale në Kolegjin Universitar të Amsterdamit (AUC). Ata ishin nga një gamë e gjerë prejardhjesh kulturore dhe akademike, por me fokus të veçantë në shkencat sociale si marrëdhëniet ndërkombëtare, shkencat politike, e drejta ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut.