Aktivitetet Punëtoritë

“TAKIM DHE NJOFTIM” me Zanatlinjtë – Prishtinë

27 Shkurt, 2019

15.02.2019

Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis organizon  promovimin e artit dhe artizanatit nëpërmjet “TAKIM DHE NJOFTIM” me zanatlinjtë, si pjesë e projektit “Promovimi i diversitetit kulturor dhe mirëkuptimi përmes artit dhe përfshirjes së të rinjve” dhe është pjesë e grantit financiar të projektit “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë Kulturore” zbatuar nga UNDP Kosovë dhe financuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian për Stabilitet dhe Paqe – European Union’s Instrument contributing to Stability and Peace (IcSP).

Kjo thirrje u dedikohet të rinjve/rejave  të moshës 16-25 vjeç nga 4 komuna  (Gjakova, Mitrovica e Veriut, Prishtina dhe Gjilani) të pasionuar për artin, zanatet dhe punimet e dorës së parë me zanatlinjtë e këtyre komunave të lartcekura.  Në çdo qytet, gjatë ditës pjesëmarrësit/et do të vizitojnë 3-4 zanatlinj, gra dhe burra. Zanatlinjtë të cilët do te vizitohen, i përkasin zanateve të mëposhtme si: këpucëtar, rrobaqepës, poçar, krijues të instrumenteve, xhamprerësit, fotografët, stoli/punëdore.

Pas mbarimit të vizitave tek këta zanatlinj, pjesëmarrësit do të ndajnë mendimet lidhur me vizitat dhe përvojën e tyre duke krijuar ese mbi mendimet, eksperiencën e tyre, si dhe ndikimin që kishte aktiviteti “Takim dhe Njoftim” në:

– Mësimin e gjërave  të reja për etnitë e ndryshme;
– Njohjen dhe familjarizimin me procesin e prodhimit të veprave artizanale;
– Mësimin rreth historisë së ndonjë procesi të veçantë të punës së artizanatit;
-Ngritjen e vetëdijes mbi aktivitetet e  përbashkëta që zanatlinjtë gra dhe burra i përdorin në procesin e prodhimit  duke krijuar kështu një  të përbashkët për grupe të ndryshme etnike.

Vizita e parë u zhvillua më datë 15 Shkurt 2019 në Prishtinë, duke filluar nga zya e Artpolis, ku u prezantua artistja Znj. Granita Grezda – Lila nga “DHE by Granita” me punimet argjile të krijuara me dorë, ndërsa orëndreqësi Z. Faruk Panduklu, në orëtarinë “Zenith” foli per historinë, punën dhe përvojën tij 69 vjeçare, si dhe në shtëpinë e modës “AS” ku rrobaqepës Z. Afrim Sahiti dhe djali i tij Z. Eron Sahiti, prezantuan punimet e tyre, fazat e ndryshimit dhe avancimin e këtij zanati. Gjatë këtyre vizitave pjesëmarrësit kishin mundësi të bisedojnë me zanatlinjtë, të cilët përmes zanatit të tyre inspiruan të rinjtë/rejat nga komuna e Prishtinës, Mitrovicës së Veriut, Gjakovës dhe Gjilanit që të mesojnë dhe vlerësojnë diversitetin kulturor të Kosovës.

You may also like