Nga rrënojat e luftës tek qëndrueshmëria, “Gratë e Trojës” me…
6 Nëntor, 2024
Në datat 31 mars deri më 02 prill, 2023 u mbajt trajnimi “Edukimi i Bazuar në Teatër” me të rinj e të reja nga qytete e komunitete të ndryshme të Kosovës, me trajnerë Qëndresa Kajtazi dhe Edlir Gashi.
Aftësia për të portretizuar temat sociale në një mënyrë vizuale dhe për të ofruar një kontekst për informacionin e dhënë, identifikohet si një pikë e fortë e Edukimit të Bazuar në Teatër. Kur kombinoni të mësuarit me një përvojë argëtuese dhe të këndshme është dëshmuar se mesazhet kanë më shumë gjasa të kuptohen dhe të mbahen mend.
Të rinjtë dhe të rejat nga komuna të ndryshme të Kosovës u bashkuan për të marrë njohuri mbi teatrin, teknikat teatrale, improvizimin, krijimi e skenave të shkurtra, ushtrime mbi frymëmarrjen, ndjekjen e ritmit si dhe diskutime të shumta për të drejtat e njeriut dhe problemet e ndryshme sociale.
Duke përdorur teatrin si një mjet mësimi, të rinjtë mund t’i shtojnë qëllim dhe vlerë krijimtarisë së tyre. Vullneti i të rinjve për të mësuar e për të marrë sa më shumë prej këtyre sesioneve bëri që trajnimi të mbyllet me plotë dashuri, energji pozitive dhe miqësi të reja dhe të vlerësohet nga të rinjtë si një eksperiencë e paharruar.
Ky aktivitet organizohet nga Artpolis në kuadër të projektit “Humanrightivism” implementuar nga Community Development Fund – CDF dhe mbështetur nga SIDA.