“O Zot, O Zot, e Zoja e Shpisë” në Tuz…
27 Nëntor, 2024
14.06.2023
Klubi Teatror në Obiliq ka prezantuar më 14 qershor shfaqjen forum teatër “Zilja kundër dhunës” në Shtëpinë e Kulturës “Xhavit Haziri” në prezencën e rreth 400 personave në audiencë.
Shfaqja “Zilja kundër dhunës” trajtoi një temë tejet sensitive dhe shqetësuese, atë të dhunës në shkolla ndërmjet nxënësve. Shfaqja vuri në pah një reflektim analitik të gjendjes së tanishme dhe situatës në shkollat tona, e cila fatkeqësisht është tejet problematike. Pas performancës audienca pati mundësi të diskutojë me personazhet rreth temës së trajtuar në shfaqje.
Në këtë shfaqje luajtën të rinjtë dhe të rejat nga Obiliqi: Almira Mehana, Ari Saraqi, Elvira Grajçevci, Elma Preniqi, Endrit Prokshi, Rea Xhakalija, Zyla Maloku, Ajana Kicaj, dhe Sara Krasniqi, të cilët janë mentoruar nga Trupa Artistike e Artpolis: Shpëtim Selmani, Mikel Markaj dhe Robert Nuha.
Ky aktivitet u zbatua nga Artpolis me mbështetje të cfd, Fondacionit Joseph Handleman “I Believe in You”, Teatrit të Qytetit të Obiliqit, dhe Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Obiliq.