“O Zot, O Zot, e Zoja e Shpisë” në Tuz…
27 Nëntor, 2024
10 Gusht, 2021
10.08.2021
A je feminist/e?
A je artist/e?
A je aktivist/e?
A don me i fuqizu gratë n’Kosovë?
A don me u angazhu për drejtësi e barazi?
Atëherë Fushata “-50%” është hapur për ty.
Nëse të intereson çka, qysh e tek mund ta marrësh vesh nëse vazhdon me lexu. ↓
Me krijime artistike, guerrila acts, performanca, videoinstalacione, audioinstalacione e forma të tjera të artit mund të jesh pjesë e Fushatës “-50%”.
Fushata “-50%” ka për qëllim të adresojë pabarazinë e përfaqësimit të grave në institucione publike dhe private, një thirrje për barazi të plotë në të gjitha sferat e jetës, respektivisht në gjithëpërfshirje të gjysmës së popullatës tjetër, GRATË. “-50%” vjen si inspirim nga simbolika e zbritjeve dhe shitjeve të dyqaneve të markave të mëdha, target kryesor i të cilave janë kryesisht gratë dhe vajzat.
Fushata “-50%” si “brend artistik” synon që ta rrisë vetëdijesimin te gratë dhe vajzat mbi punësimin, arsimimin, shëndetësinë dhe mirëqenien e tyre përmes artit dhe kulturës. Njëherësh duke u bërë thirrje që ta ngritin zërin ndaj padrejtësisë dhe pabarazisë që i godet në përditshmëri.
Çka kërkohet prej teje? – Asgjë më shumë se ide kreative artistike për ta shfaqur para publikut në formën që ti don.
Deri kur mund të aplikosh? – 31 Gusht 2021.
Deri kur mund ta realizosh/prezantosh veprën tënde? – 1 Dhjetor 2021.
Çka duhesh me dërgu?- Konceptin/skicën dhe biografinë/portofolin.
Mos harro, Artpolis është gati me t’përkrah për idenë që e ki për me arrit ndryshimin e kërkuar n’shoqni.
Mos prit, bashkohu me Fushatën “-50%” për t’ia hequr minusin, apliko me idenë tënde në: artivistet@gmail.com
Vetëm artistet/ët, aktivistet/ët që hyjnë në rreth të ngushtë do të kontaktohen.
Artpolis përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) “EJA Kosovë”, bashkë financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida).