Artpolis

Thirrje për krijime artistike në kuadër të fushatës -50%

10.08.2021

A je feminist/e?

A je artist/e?

A je aktivist/e?

A don me i fuqizu gratë n’Kosovë?

A don me u angazhu për drejtësi e barazi?

Atëherë Fushata “-50%” është hapur për ty.

Nëse të intereson çka, qysh e tek mund ta marrësh vesh nëse vazhdon me lexu.  ↓

Me krijime artistike, guerrila acts, performanca, videoinstalacione, audioinstalacione e forma të tjera të artit mund të jesh pjesë e Fushatës “-50%”.

Fushata “-50%” ka për qëllim të adresojë pabarazinë e përfaqësimit të grave në institucione publike dhe private, një thirrje për barazi të plotë në të gjitha sferat e jetës, respektivisht në gjithëpërfshirje të gjysmës së popullatës tjetër, GRATË. “-50%” vjen si inspirim nga simbolika e zbritjeve dhe shitjeve të  dyqaneve të markave të mëdha, target kryesor i të cilave janë kryesisht gratë dhe vajzat.

Fushata “-50%” si “brend artistik” synon që ta rrisë vetëdijesimin te gratë dhe vajzat mbi punësimin, arsimimin, shëndetësinë dhe mirëqenien e tyre përmes artit dhe kulturës. Njëherësh duke u bërë thirrje që ta ngritin zërin ndaj padrejtësisë dhe pabarazisë që i godet në përditshmëri.

Çka kërkohet prej teje? – Asgjë më shumë se ide kreative artistike për ta shfaqur para publikut në formën që ti don.

Deri kur mund të aplikosh? – 31 Gusht 2021.

Deri kur mund ta realizosh/prezantosh veprën tënde? – 1 Dhjetor 2021.

Çka duhesh me dërgu?- Konceptin/skicën dhe biografinë/portofolin.

Mos harro, Artpolis është gati me t’përkrah për idenë që e ki për me arrit ndryshimin e kërkuar n’shoqni.

Mos prit, bashkohu me Fushatën “-50%” për t’ia hequr minusin, apliko me idenë tënde në: artivistet@gmail.com

Vetëm artistet/ët, aktivistet/ët që hyjnë në rreth të ngushtë do të kontaktohen.

Artpolis përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) “EJA Kosovë”, bashkë financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida).

Foto Galeri

0Shares