Nga rrënojat e luftës tek qëndrueshmëria, “Gratë e Trojës” me…
6 Nëntor, 2024
21 – 22 – 23.04.2019
Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis, e përfundoi me sukses trajnimin tre-ditor “Edukimi i Bazuar në Teatër” në datat 21 – 23 prill, 2019. Ky trajnim u zhvillua nën mentorimin e trajnereve Zana Hoxha – Krasniqi dhe Qëndresa Kajtazi. Kësaj radhe pjesëmarrës ishin 21 të rinj/reja nga të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. Trajnimi u zhvillua me fokus të krijimit të njohurisë për teatrin, teknikat teatrale, improvizimi, krijimi i skenave të shkurtëra nga pjesëmarrësit/et, ushtrimet mbi frymëmarrjen, ndjekjen e ritmit, analizat, etj.
Temat që u trajtuan ishin: bullizmi, ngacmimi seksual, diskriminimi dhe barazia gjinore. Trajneret me energji të pashtershme ofruan gjithçka nga vetja për të krijuar një atmosferë sa më të këndshme për pjesëmarrësit/et.
Të rinjtë/rejat patën mundësinë të krijojnë shoqëri mes vete, të njihen më afër me artin dhe teatrin, njëherësh të angazhohen dhe të shfaqin talentin e kreativitetin e tyre gjatë tre ditëve të aktivitetit të organizuar nga Artpolis – Art and Community. Ky projekt u vlerësua pa masë nga pjesëmarrësit/et për të theksuar edhe një herë se arti e në këtë rast teatri është mjeti që i bashkon kulturat dhe i zhdukë dallimet ndëretnike, gjinore e fetare.