Forum Teatri

Trajnimi “Edukimi i Bazuar në Teatër” – me të rinj / reja nga Kosova

6 Maj, 2019

21 – 22 – 23.04.2019

Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis, e përfundoi me sukses trajnimin tre-ditor “Edukimi i Bazuar në Teatër” në datat 21 – 23 prill, 2019. Ky trajnim u zhvillua nën mentorimin e trajnereve Zana Hoxha – Krasniqi dhe Qëndresa Kajtazi. Kësaj radhe pjesëmarrës ishin 21 të rinj/reja nga të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. Trajnimi u zhvillua me fokus të krijimit të njohurisë për teatrin, teknikat teatrale, improvizimi, krijimi i skenave të shkurtëra nga pjesëmarrësit/et, ushtrimet mbi frymëmarrjen, ndjekjen e ritmit, analizat, etj.

Temat që u trajtuan ishin: bullizmi, ngacmimi seksual, diskriminimi dhe barazia gjinore. Trajneret me energji të pashtershme ofruan gjithçka nga vetja për të krijuar një atmosferë sa më të këndshme për pjesëmarrësit/et.

Të rinjtë/rejat patën mundësinë të krijojnë shoqëri mes vete, të njihen më afër me artin dhe teatrin, njëherësh të angazhohen dhe të shfaqin talentin e kreativitetin e tyre gjatë tre ditëve të aktivitetit të organizuar nga Artpolis – Art and Community.  Ky projekt u vlerësua pa masë nga pjesëmarrësit/et për të theksuar edhe një herë se arti e në këtë rast teatri është mjeti që i bashkon kulturat dhe i zhdukë dallimet ndëretnike, gjinore e fetare.

Realizimi i këtij trajnimi është mundësuar nga UNFPA.

You may also like