
Shfaqja “Vojçek” me regji të Zana Hoxhës së shpejti me…
15 Janar, 2025
Aktivitetet Aktivizëm Punëtoritë
22 Nëntor, 2021
21.11.2021
Më 21 nëntor, 2021 vajza të komuniteteve joshumicë nga Fushë Kosova kanë mbajtur trajnimin “Edukimi i grave të reja mbi feminizmin”.
Vajzat e komunitetit ashkali dhe egjiptian, së bashkë me dy të tjera nga komuniteti shqiptar të dielën patën mundësi të mësojnë më tepër mbi feminizmin nën ligjërimin e aktivistes dhe feministes Liridona Osmanaj.
Ato mësuan mbi lëvizjet feministe, e konceptet e përgjithshme të feminizmit, derisa gjatë diskutimeve ato kanë ndarë edhe përvojat e tyre. Gjatë trajnimit ato kanë shikuar edhe animacionin e metrazhit të shkurtë “Shattered” krijuar nga Suyoung Jang, për të cilin edhe diskutuan. Ky trajnim u mbajt në restorant Rings në Prishtinë.
Artpolis përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida).