Thyerja e heshtjes, “Monologjet e Vaginës” si akt emancipimi
28 Dhjetor, 2024
30 Shtator, 2024
30.09.2024
Konferenca për paqe ‘’Motërzimi: N’kohë lufte dhe paqe”, e cila u zhvillua më 30 shtator në edicionin e 12-të të Festivalit FemArt, bëri bashkë aktiviste, artiste dhe hisedarët kryesorë për të diskutuar mbi rolin e aktivizmit në promovimin e paqes në rajon. Në ambientet e Hotel Grand, në Prishtinë, konferenca mblodhi rreth 50 persona në audiencë. Hapjen e konferencës e bëri Zana Hoxha, duke e theksuar rëndësinë e kësaj konference dhe duke e lartësuar rëndësinë e motërzimit në kohën ku po jetojmë.
Para se të fillonin diskutimet nëpër secilin panel, u bë prezantimi i hulumtimit ‘’Qetësia në Mes të Diversitetit: Eksplorimi i Periudhave Paqësore në Historinë e Kosovës në Jugosllavi – Pas Kushtetutës së vitit 1974’’ nga autorja, Valdete Idrizi. Ajo u shpreh se synimi kryesor i këtij hulumtimi është të kontribuojë në mënyrë domethënëse në diskursin e vazhdueshëm për arritjen e paqes dhe zhvillimin e vazhdueshëm në rajone të post-konfliktit.
Më tutje ajo theksoi se përmes thellimit të hulumtimit të epokës paqësore në historinë e Kosovës në Jugosllavi, shoqëria mund të nxjerrë mësime të vlefshme për procese transformuese që ndodhin kur një shoqëri del nga shkatërrimi dhe konflikti dhe nisë rrugën e ndryshimit dhe pajtimit. Gjetjet e këtij hulumtimi do të pasurojnë njohuritë ekzistuese dhe mund të formojnë strategji për ndërtimin e paqes dhe zhvillim të qëndrueshëm në rajone tjera që përpiqen të dalin nga konflikti. Autorja gjatë prazantimit, nuk la pa e përmendur edhe rolin e grave gjatë periudhës në të ciën është fokusuar hulumtimi.
“Roli i grave po evoluonte si në jetën publike, ashtu edhe private”, tha Valdete Idrizi. ‘’Për shumë gra, sfidat e e kësaj epoke, kufizimet patriarkale, mungesa e qasjes në arsim dhe shtypja politike ishin të ndërthurura ngushtë me luftërat më të gjera të komunitetit shqiptar- gratë ishin të diskriminuara jo vetëm si gra, por edhe si shqiptare’’. Ajo theksoi se pavarësisht këtyre pengesave, gratë arritën të krijonin rrugët e tyre drejt përparimit, duke luftuar për arsimim, duke marrë role udhëheqëse në familje dhe shoqëri, dhe duke kontribuar ndjeshëm në ruajtjen e identiteti kulturor. Autorja e ngriti poashtu edhe çështjen e mosnjohjes së kontributit të grave në narrativat historike, duke e parë si të domosdoshme njohjen e tillë, ku pikërisht emrat e grave të cilat kanë kontribuuar janë të përmendura në këtë hulumtim duke shërbyer si inspirim për gjenerata të tëra. (Exhlale Dobruna Salihu, Kaqusha Jashari). Në fund, autorja prezantoi rekomandimet e të rinjve, aktivistëve të intervistuara gjatë hulumtimit.
Fuqizimi i mëtejmë i edukimit për paqe, integrimi i kurseve për paqe në shkolla dhe trajnime për mësimdhënëse/s, përfshirja e grave në procese të ndërmjetësimit, përdorimi i artit, përkrahja e projekteve artistike sa i përket dialogut ndër-kulturor, dialogu ndër-etnik, krijimi i hapësirave të sigurta, adresimi i narrativave historike, kundërshtimi i dhunës strukturale, fuqizimi i kulturës së paqes, mbështetje për drejtësi tranzicionale, angazhimi i të rejave të rinjve, zgjerimi i programeve edukative, krijimi i mundësive për djemtë dhe vajzat e reja në proceset politike, shpërndarja e historive pozitive etj. qenë disa nga rekomandimet e dala nga ky hulumtim. Sa i përket zhvillimit të mendimit kritik tek të rinjtë dhe të rejat, Valdetet Idrizi tha se gjatë intervistimit ka pasë shumë raste ku pjesëmarrësit i kanë përmend programet e shkëmbimit organizuar nga Artpolis, si pikënisje në ngritjen e sensit aktivist e të mendimit kritik tek këto të reja e të rinj.
Ky hulumtim u realizua si pjesë e projektit “‘HOPE – History of Peace for Education through Theatre”. Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian përmes programit ERASMUS+ dhe zbatohet nga: Dah Teatar, Artpolis – Art dhe Komunitet, @actionsynergygr, World Vision Bosna i Hercegovina, @theatroaeroploio, @nvo_prona.