
Shfaqja “Vojçek” me regji të Zana Hoxhës së shpejti me…
15 Janar, 2025
12 prill, 2019
Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis me datën 12 prill, 2019 pranoi në vizitë 13 studentë/e të departamentit të Punës Sociale të Universitetit të Gjenevës. Kjo vizitë e organizuar nga universiteti kishte për qëllim ti informojë studentat për së afërmi punën e organizatave jo qeveritare në Kosovë.
Pritja dhe diskutimi me studentët u zhvilluan në zyrë të Artpolis nën shoqërimin e stafit. Motivimi, arsyet e krijimit të organizatës, qëllimi, aktivitetet, ndihmat nga jashtë, vështirësitë e punës, ishin disa nga pyetjet që studentët i bënë gjatë vizitës së tyre.
Ata/ato pranuan materiale promovuese si dhe informacione në lidhje me aktivitetet e Artpolis ndër vite. Gjithashtu shprehën interesim të dëgjojnë edhe për organizimin e festivalit FemArt, që sivjet shënon edicionin e 7-të.