Aktivitetet Shfaqjet Teatrale

“Zgjimi i Pranverës” – rifillimi i provave në skenën e Teatrit Kombëtar

7 Qershor, 2020

19 maj 2020

Me 19 mars 2020, duhej të shfaqej premiera e parë e këtij viti në Teatrin Kombëtar të Kosovës, “Zgjimi i pranverës” me regji të Zana Hoxhës. Por, për shkak të koronavirusit, ekipi i ndaloi provat në teatër, për të vazhduar online.

Pas lehtësimit të masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, dy muaj më pas, me 19 maj rifilluan provat në skenën e Teatrit Kombëtar. Në fillim provat u mbajtën në grupe të vogla, me 3 aktorë/e e më pastaj, pas normalizimit të situatës dhe gjithmonë duke respektuar rregullat e mbrojtjes, trupa e aktorëve u kompletua. Skena e Teatrit Kombëtar, nisi të frymojë sërish në përditshmërinë e saj duke mirëpritë aktorët e entuziazmuar.

Adaptimi i tekstit të “Zgjimi i pranverës” të autorit Frank Wedekind dhe vendosja e ngjarjes në vitet e 90’ta në Kosovë, nga regjisorja Zana Hoxha, padyshim do të jetë një përjetim i bukur dhe nostalgjik për publikun më të vjetër. Ndërsa publiku i ri do të kuptojë më mirë kohën e prindërve dhe gjyshërve të tyre, botëkuptimet, lojërat, bindjet dhe vështirësitë që në atë periudhë kanë zotëruar në Kosovë.

Premiera e shfaqjes do të jepet me 12 qershor 2020, në Teatrin Kombëtar.

You may also like