Aktivizëm Punëtoritë

14 vajza dhe gra nga Korporata Buçaj ndjekin trajnimin e feminizmit

28 Shkurt, 2023

28.02.2023

Më 28 shkurt, 2023 Artpolis ka organizuar trajnimin “Edukimi i grave të reja mbi feminizmin” me
vajza dhe gra nga korporata Buçaj Sh.p.k.


14 vajza ishin pjesë e këtij trajnimi, me ç’rast patën rastin të mësojnë dhe të diskutojnë mbi barazinë
gjinore, dhe sfidat e të jetuarit në një sistem patriarkal. Ato ndanë përvojat e tyre gjatë këtij trajnimi,
që ishte një reflektim dhe dëshirë për ndryshim shoqëror brenda dhe jashtë komunitetit ku jetojnë.
Në këtë trajnim ligjëruan Nertila Qarri-Gërguri, si dhe Berat Bajrami nga Artpolis, të cilët shtjelluan
bazat e feminizmit, që nga termet feministe, valët e feminizmit, e deri tek fushatat e lëvizjet
feministe globale dhe lokale.


“Edukimi i grave të reja mbi feminizmin” shërbeu për të mësuar mënyrat se si secila prej tyre mund
të kontribuojë për ndërtimin e një lëvizje feministe në Kosovë.


Artpolis përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’,
bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut. Sponsor Gjeneral Buçaj Sh.p.k.

#artpolis #kcsf #feminist #women #young #educating #activist

You may also like