Aktivitetet Aktivizëm Punëtoritë

19 vajza e djem ndjekin trajnimin mbi feminizmin

27 Nëntor, 2023

26.11.2023

19 të rinj e të reja që ndoqën punëtorinë 3 ditore “Edukimi i Bazuar në Teatër” përfituan edhe njohuri mbi feminizmin përmes trajnimit “Edukimi i grave të reja mbi feminizmin”. Konkretisht trajnimi u mbajt në ditën e dytë të aktivitetit, më 26 nëntor, 2023.

Ky gërshetim i aktiviteteve kishte për qëllim jo vetëm të vetëdijesonte pjesëmarrësit e punëtorisë mbi feminizmin, por njëkohësisht të provonte se si funksionon ofrimi i një trajnimi të tillë në një ambient ku janë mbledhur vajza e djem, e jo vetëm vajza siç ka qenë në të kaluarën.

Nën ligjërimin e aktivistes dhe feministes Liridona Osmanaj këto ata/ato mësuan më tepër për feminizmin, definicionet, historinë e lëvizjeve feministe në botë, si dhe zhvillimin e feminizmit në Kosovë e mundësinë që të kontribuojnë në aktivitete të ndryshme.

Trajnimi “Edukimi i grave të reja mbi feminizmin” i Artpolis përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.

#artpolis #kcsf #feminist

You may also like