
Shfaqja “Vojçek” me regji të Zana Hoxhës së shpejti me…
15 Janar, 2025
Aktivitetet Projektet Punëtoritë
10 Gusht, 2022
Me certifikim të 25 vajzave është përmbyllur niveli i parë i kursit të vetëmbrojtjes “Çikat e Sjellshme”.
Dy muaj stërvitje, përkushtim, e njohuri për teknika dhe mënyra të vetëmbrojtjes. Plot vullnet e të pa lodhura vajzat përfunduan nivelin e parë dhe u certifikuan nga instruktori i Taekwondo-së, Nuhi Gashi, I cili ishte trajner i tyre përgjatë dy muajve.
Nga 1 qershori deri më 29 korrik, 2022 vajza nga qytete të ndryshme të Kosovës u trajnuan për t’u vetëmbrojtur. Me shumë punë, vajzat forcuan vetëbesimin e tyre, mësuan të mos dorëzohen dhe të arrijnë të kontrollojnë emocionet e tyre.
Kursi i vetëmbrojtjes “Çikat e Sjellshme” organizohet nga Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet në kuadër të projektit “HumanRightivism” implementuar nga Community Development Fund – CDF , përkrahur nga Embassy of Sweden in Pristina
#Artpolis #MbrojeVeten #KeVetëbesim #MësoDiciplinë #ÇikateSjellshme #CDF #SwedenInKosovo #humanrightivism