Aktivitetet Projektet Punëtoritë

25 “Çikat e Sjellshme” certifikohen për nivelin e parë të vetëmbrojtjes

10 Gusht, 2022

Me certifikim të 25 vajzave është përmbyllur niveli i parë i kursit të vetëmbrojtjes “Çikat e Sjellshme”.

Dy muaj stërvitje, përkushtim, e njohuri për teknika dhe mënyra të vetëmbrojtjes. Plot vullnet e të pa lodhura vajzat përfunduan nivelin e parë dhe u certifikuan nga instruktori i Taekwondo-së, Nuhi Gashi, I cili ishte trajner i tyre përgjatë dy muajve.

Nga 1 qershori deri më 29 korrik, 2022 vajza nga qytete të ndryshme të Kosovës u trajnuan për t’u vetëmbrojtur. Me shumë punë, vajzat forcuan vetëbesimin e tyre, mësuan të mos dorëzohen dhe të arrijnë të kontrollojnë emocionet e tyre.

Kursi i vetëmbrojtjes “Çikat e Sjellshme” organizohet nga Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet në kuadër të projektit “HumanRightivism” implementuar nga Community Development Fund – CDF , përkrahur nga Embassy of Sweden in Pristina

#Artpolis #MbrojeVeten #KeVetëbesim #MësoDiciplinë #ÇikateSjellshme  #CDF  #SwedenInKosovo  #humanrightivism

You may also like