Nga rrënojat e luftës tek qëndrueshmëria, “Gratë e Trojës” me…
6 Nëntor, 2024
02.03.2019
Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis ka organizuar promovimin e artit dhe artizanatit nëpërmjet “TAKIM DHE NJOFTIM” me zanatlinjtë, si pjesë e projektit “Promovimi i diversitetit kulturor dhe mirëkuptimi përmes artit dhe përfshirjes së të rinjve” dhe është pjesë e grantit financiar të projektit “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë Kulturore” zbatuar nga UNDP Kosovë dhe financuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian për Stabilitet dhe Paqe – European Union’s Instrument contributing to Stability and Peace (IcSP).
Të rinjtë dhe të rejat nga katër qendrat e Kosovës (Gjakova, Mitrovica e Veriut, Prishtina dhe Gjilani) përbrenda këtij aktiviteti kanë pasë për detyrë ti vizitojnë po këto qytete për të kaluar nga një ditë të plotë me zanatlinjtë me qëllim të informimit dhe njoftimit me kulturën, artizanatet dhe trashëgiminë jomateriale të këtyre rajoneve.
Andaj, pas Prishtinës, vizita e dytë u zhvillua më datë 02 mars 2019 në Gjakovë. Pjesëmarrës kanë qenë të rinjtë e moshës 16-25 vjeç nga 4 komunat e lartpërmendura të pasionuar për artin, zanatet dhe punimet e dorës së parë me zanatlinjtë e këtyre komunave. Duke startuar prej orës 12:00, në lokalin e Z. Fehmi Vejsa, pjesëmarrësit u prezantuan me punën e tij si saraq dhe punimet e tij nga lëkura, për të vazhduar më pas në punishten e z. Ruzhdi Qarri, i cili u tregoi për historinë dhe punën e tij si krijues i kutive të drurit dhe djepave për fëmijë, përderisa z. Frashër Osa dhe gruaja e tij znj. Violeta Osa prezantuan punimet e tyre, si rrobaqepës të veshjeve kombëtare duke treguar kështu përdorimin e sotshëm të tyre dhe mbijetesës në modernizëm.
Gjatë kësaj vizite në Gjakovë pjesëmarrësit kishin mundësi të përfshihen edhe ata në proces të punës si dhe të bisedojnë me zanatlinjtë, të cilët përmes zanatit të tyre inspiruan të rinjtë/rejat nga komuna e Prishtinës, Mitrovicës së Veriut, Gjakovës dhe Gjilanit, që të mësojnë dhe vlerësojnë diversitetin kulturor të Kosovës.
Në fund të ditës / vizitës pjesëmarrësit bashkë me ekipin e Artpolis diskutuan rreth vizitave, çka iu pëlqeu më shumë, çka mësuan e çka njohën. Të gjitha përshtypjet e tyre dhe ndikimin që këto aktivitete patën tek ata, gjithsecili prej tyre do ti përmbledhin me një ese që do të prezantohet në fund të projektit.