Aktivitetet Iniciativat

Mini-biblioteka “Sill një liber – Merr një tjetër”

15 Prill, 2020

09.03.2020

Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis iu bashkëngjit iniciativës që të kontribuojë në miniblibliotekën e vendosur te Memoriali “Heroinat” me libra dhe raporte kushtuar mirëqenies së gruas dhe çeshtjeve gjinore.

Minibiblioteka, u hap me 8 mars, nga organizata ETEA, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, në bashkëpunim me “Kosova Women’s Network”, Qendrën Kosovare për Studime Gjinore dhe Artpolis – Art and Community.

Kjo minibibliotekë ka për qëllim të ndihmojë qytetarët e Prishtinës dhe të gjithë të tjerët në informimin korrekt rreth çështjeve gjinore dhe pozitën e gruas në shoqëri, përmes raporteve, librave dhe broshurave përkatëse.

Librat janë gratis dhe të gjithë kanë qasje në këtë minibibliotekë por me një kusht: që të marrësh një libër duhet të sjellësh një tjetër.

You may also like