“E Bija”, me mesazhe kundër ngacmimeve dhe fuqizim të vajzave
7 Qershor, 2024
09.03.2020
Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis iu bashkëngjit iniciativës që të kontribuojë në miniblibliotekën e vendosur te Memoriali “Heroinat” me libra dhe raporte kushtuar mirëqenies së gruas dhe çeshtjeve gjinore.
Minibiblioteka, u hap me 8 mars, nga organizata ETEA, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, në bashkëpunim me “Kosova Women’s Network”, Qendrën Kosovare për Studime Gjinore dhe Artpolis – Art and Community.
Kjo minibibliotekë ka për qëllim të ndihmojë qytetarët e Prishtinës dhe të gjithë të tjerët në informimin korrekt rreth çështjeve gjinore dhe pozitën e gruas në shoqëri, përmes raporteve, librave dhe broshurave përkatëse.
Librat janë gratis dhe të gjithë
kanë qasje në këtë minibibliotekë por me një kusht: që të marrësh një libër
duhet të sjellësh një tjetër.