“O Zot, O Zot, e Zoja e Shpisë” në Tuz…
27 Nëntor, 2024
18.05.2021
Fillimi i udhëtimit me “Totem dhe Tabu” si shfaqja e parë e trupës rezidente e Artpolisit ishte mahnitës si për publikun ashtu edhe për trupën dhe stafin e Artpolisit.
Gërshetimi i dansit, aktrimit, këngës dhe vokalit të aktorëve e kompletoi performancën duke përmbushë pritshmërinë e audiencës, i cili me padurim priti prezantimin e shfaqjes dhe të cilën e kurorëzoi me duartrokitje të gjata.
“Totem dhe Tabu” trajtoi shqetësime të mëdha shoqërore, ndikimin e pandemisë, barazinë gjinore, mentalitetin dhe pasojat e sistemit patriarkal, hipokrizinë shoqërore, dhunën, dashurinë, lumturinë duke dhënë indikacione të vazhdueshme të kërkimit të dashurisë së vërtetë, paqes dhe qetësisë shpirtërore.
Nën dritën e zbehtë të skenës, loja e shkëlqyer e aktorëve u mbështet mjeshtërisht nga ngjyra e kuqe e kostumeve që pasqyronte revoltën, protestën, xhelozinë, urrejtjen por edhe dashurinë dhe solidaritetin e ndërsjellë.
Historitë e trishta dhe të rënda të shtjelluara përmes kërcimit dhe edhe përmes humorit na kujtuan që jetesa sfidohet në forma të ndryshme, por që ne jemi ata që i japim ngjyrë.
Shfaqja dans teatër u realizua nën koreografinë e Robert Nuhës, përderisa regjisorja e teatrit Zana Hoxha kësaj radhe kontribuoi me dramaturgji.
Koreograf: Robert Nuha
Dramaturgjia: Zana Hoxha
Aktorët: Donikë Ahmeti, Qëndresa Kajtazi, Ismail Kasumi , Edlir Gashi, Kaltrinë Zeneli, Mikel Markaj, Zhaneta Xhemajli, Blerta Gubetini.
Muzika/Piano: Alzan Gashi.
Kostumografe: Yllka Brada
Asistente teknike: Elira Lluka
Ndriçimi: Mursel Bekteshi
Inspiciente: Nazmije Krasniqi
Rrobaqepës: Shemsi Avdiu, Lulzime Halimi, Remzie Haziri
Përkrahur nga: cfd, ABGJ dhe Teatri Kombëtar i Kosovës.
Meddy Huduti