Nga rrënojat e luftës tek qëndrueshmëria, “Gratë e Trojës” me…
6 Nëntor, 2024
17.08.2021
ARTPOLIS-i është organizatë joqeveritare që vepron në Kosovë dhe promovon kulturën, artin dhe bashkëjetesën multietnike përmes dialogut shoqëror dhe aplikimit të teatrit si mjet për të promovuar zhvillimin social dhe kulturor.
Duke qenë një organizatë gjithëpërfshirëse e njerëzve të vullnetit të mirë që janë të interesuar që të kontribuojnë në promovimin e të drejtave të njeriut dhe arritjen e barazisë gjinore, në përmirësimin e kulturës dhe shoqërisë në Kosovë, ARTPOLIS, shpall të hapur mundësinë e anëtarësimit për të gjithë individët që ndajnë vlerat dhe vizionin që organizata promovon.
Barazia gjinore, mbrojtja universale e të drejtave të njeriut si në nivelin individual ashtu edhe atë grupor/kolektiv janë disa prej vlerave thelbësore, të cilat aplikantët për anëtarësim duhet t’i kenë.
Kriteret për anëtarësim:
Anëtarët do të kenë prioritet në aktivitetet e Artpolisit dhe kanë përparësi ndaj joanëtarëve, përfshirë edhe çmime më të ulëta, aty ku është e mundur, në ngjarje dhe aktivitete publike që janë të hapura gjithashtu për joanëtarët.
Për më shumë detaje rreth të drejtave dhe përgjegjësive të anëtarësimit, kohëzgjatjes së anëtarësisë, mënyres së rishikimit të aplikimit, ju lutem lexoni
Varësisht prej mënyrës që ju e përzgjedhni për të aplikuar për anëtarësim në ARTPOLIS (kopje fizike në zyrën e organizatës, apo formularin online në dispozicion në uebfaqen e ARTPOLIS, apo rrjetet sociale të saj), duhet ta keni parasysh, që krahas formularit të plotësuar duhet të bashkëngjitjen edhe dokumentet e detyrueshme (origjinale apo të skanuara në varësi se cili kanal përdoret për aplikim për anëtarësim), që përfshijnë:
Tashmë që e keni lexuar Dokumentin e mësipërm të Politikave, jeni një hap më afër anëtarësimit në ARTPOLIS, andaj ju lusim që të plotësoni
Për pyejte dhe komente, ju lutem na kontaktoni në: artivistet@gmail.com dhe/ose + 383 38 221 512.
Ju faleminderit që vendosët të aplikoni për anëtarësim në ARTPOLIS! Jemi me fat që ndajmë të njëjtat vlera thelbësore dhe mezi presim të bashkëpunojmë me ju!