Artpolis

Shpallja për Anëtarësim në Artpolis

17.08.2021

ARTPOLIS-i është organizatë joqeveritare që vepron në Kosovë dhe promovon kulturën, artin dhe bashkëjetesën multietnike përmes dialogut shoqëror dhe aplikimit të teatrit si mjet për të promovuar zhvillimin social dhe kulturor.

Duke qenë një organizatë gjithëpërfshirëse e njerëzve të vullnetit të mirë që janë të interesuar që të kontribuojnë në promovimin e të drejtave të njeriut dhe arritjen e barazisë gjinore, në përmirësimin e kulturës dhe shoqërisë në Kosovë, ARTPOLIS, shpall të hapur mundësinë e anëtarësimit për të gjithë individët që ndajnë vlerat dhe vizionin që organizata promovon.

Barazia gjinore, mbrojtja universale e të drejtave të njeriut si në nivelin individual ashtu edhe atë grupor/kolektiv janë disa prej vlerave thelbësore, të cilat aplikantët për anëtarësim duhet t’i kenë.

Kriteret për anëtarësim:

  • Deri në ditën e aplikimit të keni arritur moshën 16 vjeçare;
  • Vullnetarisht të aplikoni për anëtarësim;
  • Të keni dëshirë dhe vullnet të kontribuoni në promovimin e të drejtave të njeriut;
  • Të keni dëshirë dhe vullnet të kontribuoni në arritjen e barazisë gjinore;
  • Të keni dëshirë dhe vullnet të angazhoheni në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës, pa dallime;
  • Të jeni i/e gatshëm/me të kontribuoni në promovimin e artit dhe kulturës (me apo pa kompensim);
  • Të jeni i/e pastër ligjërisht dhe të mos keni vepra penale;
  • Nëse jeni i/e punësuar, apo thjesht doni të kontribuoni në përkrahjen e punës së ARTPOLIS,
    tarifa vjetore e anëtarësimit është 10 EUR. Edhe pse, kjo pagesë nuk është obligative, do ta  çmonim shumë kontributin tuaj.


Anëtarët do të kenë prioritet në aktivitetet e Artpolisit dhe kanë përparësi ndaj joanëtarëve, përfshirë edhe çmime më të ulëta, aty ku është e mundur, në ngjarje dhe aktivitete publike që janë të hapura gjithashtu për joanëtarët.

Për më shumë detaje rreth të drejtave dhe përgjegjësive të anëtarësimit, kohëzgjatjes së anëtarësisë, mënyres së rishikimit të aplikimit, ju lutem lexoni

Varësisht prej mënyrës që ju e përzgjedhni për të aplikuar për anëtarësim në ARTPOLIS (kopje fizike në zyrën e organizatës, apo formularin online në dispozicion në uebfaqen e  ARTPOLIS, apo rrjetet sociale të saj), duhet ta keni parasysh, që krahas formularit të plotësuar duhet të bashkëngjitjen edhe dokumentet e detyrueshme (origjinale apo të skanuara në varësi se cili kanal përdoret për aplikim për anëtarësim), që përfshijnë: 

  • Formularin e plotësuar e aplikimit me deklaratat/pohimet e kontrolluara;
  • Dëshminë e transferit për tarifën opsionale vjetore të anëtarësimit për aplikantët e punësuar.

Tashmë që e keni lexuar Dokumentin e mësipërm të Politikave, jeni një hap më afër anëtarësimit në ARTPOLIS, andaj ju lusim që të plotësoni

Formularin e aplikimit për anëtarësim në ARTPOLIS 👉 https://bit.ly/3m8eSho

Për pyejte dhe komente, ju lutem na kontaktoni në: artivistet@gmail.com dhe/ose + 383 38 221 512.

Ju faleminderit që vendosët të aplikoni për anëtarësim në ARTPOLIS! Jemi me fat që ndajmë të njëjtat vlera thelbësore dhe mezi presim të bashkëpunojmë me ju!

Foto Galeri

0Shares