“O Zot, O Zot, e Zoja e Shpisë” në Tuz…
27 Nëntor, 2024
Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis në kuadër të projektit “Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat” mbështetur nga Swisscontact, ka organizuar prezantimin e shfaqjes “HISJA” në katër shkolla të mesme të larta në komunën e Prishtinës, me qëllim të adresimit të stereotipeve gjinore, normave shoqërore dhe traditave patriarkale, gjithashtu për të inkurajuar ndryshimin e qëndrimeve ekzistuese ndaj grave dhe vajzave.
Moderator: Lulzim Bucolli
Regjia: Zana Hoxha – Krasniqi
Luajtën: Donikë Ahmeti, Kushtrim Qerimi dhe Edlir Gashi.
Gjatë periudhës 16.10.2017 – 19.10.2017 shfaqja “HISJA” është prezantuar në katër shkolla të mesme të larta në Komunën e Prishtinës, shkolla si:
SHML “Gjin Gazulli” dhe “7 shtatori” me datë 16.10.2017, ora 11:00 – të pranishëm ishin rreth 150 nxënës;
SHML “Abdyl Frashëri” me datë 17.10.2017, ora 10:00 – të pranishëm ishin rreth 45 nxënës;
SHML “Prenk Jakova” me datë 18.10.2017, ora 13:00 – të pranishëm ishin rreth 50 nxënës;
SHML “28 Nëntori” me datë 19.10.2017, ora 12:00 – të pranishëm ishin rreth 25 nxënës.
Nxënësit nga rradhët e shkollave të mesme të larta kanë treguar interesim të madh për sa i përket të drejtës në pronë dhe trashëgimisë, diskutimet pas shfaqjeve kanë zgjatur rreth 40 minuta në secilën shkollë. Përgjatë gjithë diskutimit nxënësit ishin shumë aktiv, mundoheshin të ndryshonin qëndrimet e personazheve, kishin pyetje të shumta drejtuar personazheve, si dhe shqetësimet e tyre ishin pak a shumë të ngjashme.