Forum Teatri

Themelohet klubi teatror në Vushtrri

3 Maj, 2024

03.05.2024

Më 3 maj, 2024 Artpolis ka themeluar Klubin Teatror në qytetin e Vushtrrisë.

Pas një audicioni të suksesshëm në Gjimnazin “Eqrem Çabej”, janë përzgjedhur të rinjte dhe të rejat e talentuar nga qyteti i Vushtrrisë, të cilët do të kenë rastin të ndjekin trajnimin “Edukimi i Bazuar në Teatër”.

Klubi Teatror në Vushtrri është themeluar në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Arsimit, Drejtorinë e Kulturës, si dhe Gjimnazin “Eqrem Çabej”.

Pjësemarrësit e Klubit Teatror në Vushtrri do të mentorohen nga aktorët e Ansamblit të Artpolis, Blerta Gubetini dhe Mikel Markaj, të cilët do t’i ndihmojnë ata/ato në zhvillimin e aftësive artistike, zhvillimin e temave, si dhe krijimin e shfaqjes forum teatër.

Këta të rinj dhe të reja do të kenë mundësi të mësojnë mbi artin skenik,  krijimin e personazhit, artin e regjisë, dhe magjinë e aktrimit. Mbi të gjitha do të mësojnë se teatri nuk është thjesht një grumbullim i fjalëve dhe lëvizjeve, por një pasqyrim i shpirtit njerëzor dhe i dilemave të jetës. Teatri është një shkollë për të menduar, për të ndier, dhe për të ndryshuar.

Pas prezantimit të shfaqjes, forum teatri do t’i japë fuqinë audiencës të hyjë në ndërveprim me personazhet, duke u thelluar edhe më tepër në temën që do të trajtohet në shfaqje.

Ky aktivitet organizohet nga Artpolis me mbështetjen e FRIEDA dhe Komunës së Vushtrrisë.

You may also like