Nga rrënojat e luftës tek qëndrueshmëria, “Gratë e Trojës” me…
6 Nëntor, 2024
Festivalet Përfaqësimet Shfaqjet Teatrale
21 Mars, 2022
19-20.03.2022
Pas Shqipërisë e Kroacisë shfaqja e zhanrit dans teatër “Totem dhe Tabu” ka realizuar me sukses dy paraqitje në skenën ndërkombëtare, tani në Turqi.
“Totem dhe Tabu”, që është produksion i Artpolis, u prezentua para publikut në qytetin e Bursas në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit të Vendeve të Ballkanit “Balkan Breeze”, si përfaqësues i shtetit të Kosovës.
Përveç Kosovës dhe nikoqirit, Turqisë, në “Balkan Breeze” përgjatë dy javëve, 10-24 mars, u prezentuan shfaqje teatrore nga Kroacia, Rumania, Bosnjë-Hercegovina, Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia Veriore dhe Presheva.
Në dy paraqitjet e saj, më 19 dhe 20 mars, në edicionin e nëntë të këtij festivali, “Totem dhe Tabu” mblodhi mbi 170 persona në publik, duke sjellë energji, e duke reflektuar mbi situata dhe shqetësime të mëdha shoqërore, traumat, ndikimin e teknologjisë dhe Covidit, hipokrizinë, por pa ardhur në konkludime, me synimin që të prekë në thellësinë e përjetimeve, emocioneve dhe ngjarjeve të cilat vijnë në formë imazhesh dhe gjuhë abstrakte të konkretizuar herë-herë me fjalë, si element tjetër i rëndësishëm.
Me koreografi nga Robert Nuha dhe dramaturgji të Zana Hoxhës shfaqja ka trajtuar temat që mbeten të izoluara brenda “Kornizave” individuale dhe kolektive që janë Tabu për shoqërinë apo nuk arrijnë të depërtojnë në diskursin publik.
Prezent në këto dy paraqitje të Trupës Artistike Rezidente të Artpolis ishin personalitete të rëndësishme të artit, kulturës, e diplomatë shqiptarë në Turqi.
Paraqitjet e “Totem dhe Tabu” në Turqi u përkrahën nga sponsori gjeneral i Artpolis, Buçaj SH.P.K.
#artpolis #art #community #bursa #festival #totemdhetabu