Nga rrënojat e luftës tek qëndrueshmëria, “Gratë e Trojës” me…
6 Nëntor, 2024
12.04.2022
Punëtoria “Teknologjia dhe Arti” ka bërë bashkë profesorë universitarë e artiste/ë të rinj të fushave të ndryshme, e nxënës që synojnë të ndjekin ëndrrën e tyre në art.
Kjo punëtori u realizua më 12 prill 2022, në ambientet e bukura të Kampusit të UBT-së në Lipjan nën ligjërimin dhe udhëheqjen e Gazmend Ejupit, i cili me energjinë, pasionin e shkathtësinë komunikative krijoi interaktivitet të lartë, me pjesëmarrësit që treguan përkushtim gjatë tërë punëtorisë.
Me vizatim kreativ nisi punëtoria, me ç’rast pjesëmarrësit treguan talentin e aftësitë e tyre artistike, për t’i shndërruar ato më pas në skulpturë e instalacion, udhëhequr nga artisti Burim Berisha.
Të shoqëruar me tingujt e pianos nën interpretimin e Leon Qerkinit, artistët e rinj vazhduan me pikturë nën ligjërimin e Laura Ymerit.
E pushimi i drekës shijoi edhe më shumë me ushqimin bio nga serat e UBT-së, të cilën e përgatitën studentët/et e Shkencave të Ushqimit, të udhëhequr nga Lorika Salihu.
Vend të rëndësishëm ka zënë edhe ligjërata për dizajn të modës dhe fotografi. Përkundër angazhimit të madh pjesëmarrësit u entuziazmuan dhe u argëtuan jashtëzakonisht shumë në pjesën e fundit të punëtorisë kur provuan teknologjinë më të re të realitetit virtual së bashku me profesorin Zymer Veliu, për ta përmbyllur punëtorinë me një grafit në hapësirat e UBT-së.
Diskutimi mbi ndërlidhjen e teknologjisë dhe artit, menaxhimit të karrierës e mundësitë që ofron sot teknologjia kanë zënë vend gjatë tërë punëtorisë, si në formë individuale po ashtu edhe grupore.
Një përvojë e rëndësishme ishte edhe për studentët e UBT-së: Egzon Boshtrakaj, Migena Halilaj, Ndriçim Hakiu, Jasemin Morina, Ardi Ibrahimi e Ardi Shishko, të cilët përveç që ishin pjesë e punëtorisë kontribuuan dhe asistuan në mbarëvajtjen e punëtorisë.
Kjo punëtori u mbështet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC)
📸 Rilind Beqa
#artpolis #art #community #ubt #artist #technology