Nga rrënojat e luftës tek qëndrueshmëria, “Gratë e Trojës” me…
6 Nëntor, 2024
18.10.2022
Në Teatrin Dodona në Prishtinë, mbrëmë, 18 tetor, 2022 u prezantua premiera e shfaqjes teatrore “Top Girls” me regji të Shkurtë Aliut. “Top Girls” erdhi në një verzion modern, si bashkëproduksion i Artpolis – Qendrës për Art dhe Komunitet me Teatrin e Qytetit të Prishtinës “Dodona”.
Marlena, një biznesmene e suksesshme londineze që mbëmë festoi promovimin e saj në punë, organizoi një darkë, të ftuarat e saj nuk ishin mike, anëtare të familjes ose kolege; megjithatë, ato ishin gra të këputura nga historia, arti dhe mitologjia, gra nga Evropa e Mesjetës, Anglia e shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe Japonia e shekullit të trembëdhjetë, si dhe gra që ishin subjekte të pikturave dhe tregimeve të famshme të kompozuara nga burrat, të cilat treguan sesi patriarkalizmi ka ndikuar – dhe shpeshherë ka shkatërruar – jetën e grave gjatë historisë.
Midis tyre ishin Izabela një shkrimtare, eksploruese dhe natyraliste e shekullit të nëntëmbëdhjetë; Zonja Nixho, një konkubinë e shekullit të trembëdhjetë, e cila u bë një murgeshë budiste endacake; Greta, subjekt i një pikture të rilindjes flamande nga Pieter Brueghel Plaku; Papesha Joana, një grua që u maskua si burrë dhe u emërua Papë në Mesjetë; dhe Griselda, një personazh nga tregimet e Boccaccio dhe Chaucer, bindja e të cilës ndaj të shoqit përballë keqtrajtimit të tmerrshëm e bëri atë legjendë.
Nga: Caryl Churchill
Regjia: Shkurtë Aliu
Luajnë: Donikë Ahmeti, Vjosë Tasholli, Molikë Maxhuni, Zhaneta Xhemajli, Zana Berisha, Blerta Gubetini
Skenografia: Bekim Korça
Kostumet: Arbnor Brahimi
Muzika: Trimor Dhomi
Koreografia: Robert Nuha
Dizajni i dritave: Skender Latifi
Teknikë të skenës: Albert Gashi, Bedri Maloku, Fadil Bekteshi
Asistente e produksionit: Elira Lluka
Grimere: Flora Hasani, Myrvete Tahiri
“Top Girls” u realizua në kuadër të projektit “ HumanRightivism ” implementuar nga Fondi për Zhvillim Komunitar – Community Development Fund – CDF, përkrahur nga Embassy of Sweden in Pristina.
#artpolis#SwedishEmbassy#CDF#humanrightivism#theatreperfromance#topgirls