Shfaqja “Vojçek” me regji të Zana Hoxhës së shpejti me…
15 Janar, 2025
08.03.2023
Ditën Ndërkombëtare të Gruas e shënuam me trajnimin “Edukimi i grave të reja mbi feminizmin”.
Në Gjimnazin “17 Shkurti” në Obiliq, 22 vajza ishin pjesë e këtij trajnimi ku patën rastin të mësojnë dhe të diskutojnë mbi feminizmin, shqetësimet e mundësitë që i kanë për të thyer tavanin e qelqit.
Ky trajnim u udhëhoq nga aktivistja dhe feministja Liridona Osmanaj, që ligjëroi mbi feminizmin, historinë feministe, termet dhe valët e feminizmit etj.
Artpolis përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.