“O Zot, O Zot, e Zoja e Shpisë” në Tuz…
27 Nëntor, 2024
Aktivitetet Fondi Fondi për Art Feminist
6 Dhjetor, 2023
05.12.2023
Të martën mbrëma, më 5 dhjetor, në hapësirën e Dit’ e Nat’ Kaltrina Igrishta e Eliza Shala kanë promovuar librin e tyre të veçantë me ilustrime “Edi: Labirinti Dardan dhe Porta e Tukanës”, një homazh jetës dhe veprës së arkeologes së shquar Edi Shkuriu.
Në ndërthurje të tregimeve të shkruara nga Igrishta, dhe ilustrime të Shalës libri komik “Edi: Labirinti Dardan dhe Porta e Tukanës” është një udhëtim në kohë i Edi Shukriut, sa dramatik aq edhe inspiruese për punën dhe angazhimin e saj ndër vite.
Igrishta dhe Shala qëllimshëm kanë vendosur që këtë libër ta promovojnë pikërisht në kuadër të “16 Ditëve të Aktivizmit”, për të festuar fuqinë e gruas dhe angazhimet e tyre për emancipim shoqëror.
Ky tregim fantastiko-shkencor në librin “Edi: Labirinti Dardan dhe Porta e Tukanës” jo vetëm që shfaq mrekullitë e eksplorimit arkeologjik, por gjithashtu thur një histori të forcës dhe këmbënguljes së grave, përtej sfidave brenda sistemit patriarkal.
Kjo vepër u përkrah nga Fondi për Art Feminist i Artpolis, që mbështetet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.
#artpolis #kcsf #found