Nga rrënojat e luftës tek qëndrueshmëria, “Gratë e Trojës” me…
6 Nëntor, 2024
21.03.2024
Në mbrëmjen e 21 marsit, në zyren e Artpolis të rinj dhe të reja u mblodhën për të shikuar dhe diskutuar mbi filmin “The Girl Who Escaped: The Kara Robinson Story” me regji të Simone Stock dhe skenar të Haley Harris.
“The Girl Who Escaped: The Kara Robinson Story”, trajton historinë e vërtetë të mbijetesës të një vajze 15 vjeçare.
Të rinjtë që ishin pjesë e natës së filmit, diskutuan rreth filmit dhe shprehën shqetësimet e tyre lidhur me ngacmimet seksuale në Universitet të Prishtinës, por edhe në shoqërinë tonë në përgjithësi.
Një film është një mënyrë e mirë për të nxitur diskutim, dhe për të parë edhe pikëpamjet nga të rinjtë mbi ngacmimet seksuale.
Nata e filmit u organizua nga Artpolis në kuadër të projektit “Humanrightivism” përkrahur nga Ambasada e Suedisë në Kosovë dhe implementuar nga Community Development Fund – CDF.