“Vojçeku” mirëpritet me entuziazëm në Vjenë
27 Prill, 2026

28.04.2026
Artpolis, së bashku me Rrjetin e Grave të Kosovës (RrGK), zhvilloi një takim avokues me u.d. Sekretarin e Përgjithshëm të Universitetit të Prishtinës, z. Safet Thaçi, për të diskutuar mbi sigurinë dhe dinjitetin e studente/ëve brenda universitetit.
Ngacmimi dhe ngacmimi seksual nuk mund të trajtohen si çështje dytësore. Ato ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien, barazinë dhe mundësitë e studentëve për të studiuar dhe për t’u zhvilluar në një mjedis të sigurt.
Gjatë takimit ngritëm shqetësimin për mungesën aktuale të zyrtares për trajtimin e rasteve të ngacmimit seksual – një boshllëk që kërkon zgjidhje urgjente. Në të njëjtën kohë, theksuam se Rregullorja ekzistuese kundër Ngacmimeve dhe Ngacmimeve Seksuale duhet të bëhet pjesë aktive e jetës universitare, përmes informimit, edukimit dhe mekanizmave të qasshëm të raportimit.
Propozuam hapa konkretë për rritjen e ndërgjegjësimit, duke përfshirë informimin e studente/ëve që në momentin e regjistrimit dhe përdorimin e kanaleve studentore për shpërndarjen e informacionit.
Nga ana e Universitetit u konfirmua se këto çështje janë pjesë e Planit Strategjik 2026–2030 dhe se pritet hapja e konkursit për zyrtarin/en përkatës/e pas plotësimit të disa pozitave kyçe.
Artpolis do të vazhdojë të avokojë për politika funksionale, mekanizma të besueshëm dhe institucione që marrin përgjegjësi. Sepse universiteti duhet të jetë një hapësirë ku secili/ila ndihet i/e sigurt, i/e respektuar dhe i/e dëgjuar.
Aktiviteti u mbajt me përkrahjen e Kvinna till Kvinna.
