Aktivitetet Projektet

Arti që gjallëron udhëtimet me tren

15 Qershor, 2026

13.06.2026

Më 13 qershor 2026, u mbajt aktiviteti i parë në kuadër të “Art në Tren”, një seri aktivitetesh kulturore dhe artistike që do të zhvillohen gjatë muajit qershor në linjën hekurudhore Prishtinë–Pejë. Ky aktivitet e shndërroi udhëtimin me tren në një hapësirë të gjallë arti, dialogu dhe shkëmbimi kulturor.

Programi artistik filloi me hapjen e ekspozitës nga Drilona Hamiti, ndërsa gjatë udhëtimit pjesëmarrësit patën mundësinë të ndjekin performancën muzikore të grupit Frymëzë, interpretimin teatral nga aktorët e shfaqjes “Tartufi”, poezi nga Albana Gashi dhe performancën në flaut nga Alba Basha.

Përmes ndërthurjes së muzikës, poezisë, teatrit dhe artit pamor, aktiviteti krijoi një përvojë të veçantë që solli artin më afër publikut dhe e ktheu udhëtimin në një hapësirë reflektimi, komunikimi dhe bashkëjetese kulturore.

Pas mbërritjes në Pejë, pjesëmarrësit vazhduan aktivitetin me një vizitë kulturore të udhëhequr nga Nora Draga, gjatë së cilës patën mundësinë të njihen më nga afër me historinë, trashëgiminë dhe pikat me rëndësi kulturore të qytetit.

“Art në Tren” organizohet në kuadër të projektit “Heritage Horizons: A Journey Across Generations” të Artpolis, në kuadër të programit BOOST Balkans, financuar nga AFD – Agence Française de Développement dhe i koordinuar nga ALDA Balkans.

Ky aktivitet synon të krijojë hapësira të reja për pjesëmarrje kulturore, duke lidhur komunitetet, trashëgiminë kulturore dhe artin përmes përvojave të përbashkëta.

You may also like