Artpolis

Aksion simbolik në solidaritet #MeTeatrin

17 maj 2020

Artpolis në bashkëpunim me disa organizata tjera, artistë e aktivistë organizuan një aksion simbloik në solidaritet #MeTeatrin, para Teatrit Kombëtar, Prishtinë.

Qeveria e Shqipërisë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, në një akt të paprecedent, me 17.05.2020, herët në mëngjes ka shembur godinën historike të Teatrit Kombëtar Shqiptar. Aksioni banditesk është shoqëruar me dhunë ndaj artistëve dhe aktivistëve qe po e mbronin teatrin tash e gati 3 vite. Me dhjetëra aktivistë e artistë janë arrestuar dhe dërguar në stacion policor në orët e hershme të mëngjesit, duke përfshi këtu edhe gazetarë.

Në mars 2020, ndërtesa e Teatrit Kombëtar të Tiranës u listua ndër shtatë objektet më të rrezikuara në Evropë nga Europa Nostra – një ndër organizatat më të mëdha për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në Evropë.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka thirrë protestë në Tiranë dhe me qindra qytetarë janë mbledhur në zonën rreth Teatrit. “Në shenjë solidariteti me përpjekjen e tyre gati tre vjeçare, sot në ora 17:00 janë mbledhur para Teatrit Kombëtar të Kosovës, për të shprehur indinjatën me këtë arrogancë të pashoqe dhe kundërshtimin ndaj këtij veprimi të Qeverisë shqiptare dhe Bashkisë së Tiranës. Ftojmë të gjithë/a ata/o që ndajnë të njëjtat bindje, të na bashkohen sot para Teatrit Kombëtar të Kosovës, duke respektuar rekomandimet e IKSHPK dhe vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së COVID – 19. Ju lutemi të jeni të pajisur me maska e dorëza si dhe të mbani distancën prej së paku 2 metrash nga pjesëmarrësit/et tjerë/a në aksionin simbolik. Për të mbajtur distancën e rekomanduar ju lutemi të pozicionoheni tek pikat e vendosura në sheshin para Teatrit” ishte thirrja publike për të gjithë.

Foto Galeri

0Shares