Nga rrënojat e luftës tek qëndrueshmëria, “Gratë e Trojës” me…
6 Nëntor, 2024
Mimozë Musliu, e lindur me 30 Mars 1978, është personi i vetëm në Kosovë deri më tani, e cila ka arritur të jetë Mr.sc i Pedagogjisë si ish nxënëse e edukuar dhe arsimuar në arsim special dedikuar për fëmijë me dëmtime intelektuale dhe të shumfishta.
Studimet postdiplomike i ka përfunduar në qershor të 2015 dhe ato themelore i ka përfunduar në nëntor të 2009 në Universitetin e Prishtinës ‘‘Hasan Prishtina’’, në fakultetin Filozofik, departamentin e Pedagogjisë – drejtimin Pedagogji e Përgjithshme.
Nga shkurti i 2012 është punonjëse, me pozitë pune Pedagog shkolle në Qendrën Burimore për Mësim dhe Këshillim ‘’Përparimi’’ në Prishtinë dhe nga tetori i 2022 po ashtu është edhe punonjëse, me pozitë pune Asistente e projekteve në Artpolis – Art and Community.
Është recensente e teksteve shkollore të lëndës mësimore Matematikë për klasë të 3 – të për vitin shkollor 2021/2022.
Nga viti 2020 deri në vitin 2021 ka qenë pjesë e stafit në festivalin e filmit ‘‘Art Without Limit International Film Festival’’.
Nga viti 2008 deri në vitin 2011 ka qenë punonjëse, me pozitë pune Koordinatore për Kosovë në GfK Skopje – selinë në Maqedoni të Veriut të Institutit Kërkimor Gjerman në Gjermani.
Ka qenë bashkëpuntore e jashtëm, në cilësinë e udhëheqëses së grupit punues për fokus grupe të OJQ – ve lokale, në projektin hulumtues për ‘‘Fëmijët Jashtë Shkolle” të organizuar dhe zbatuar nga Instituti Pedagogjik i Kosovës, po ashtu ka qenë e emruar nga UNICEF – i, në cilësinë e monitorueses së jashtëme në projektin ‘‘ Gjitheperfshirja – Shkolla Mike për të Gjithë” të OJQ TEMA (Trajnerët e Mësimdhënjës Aktive).
Është realizuese e dy projekeve individuale kërkimore:
1. Projektit kërkimor ‘’Creative activities within elementary school students towards inclusive education’’ (autore e doracakut të projektit me titull: Doracak informativ për njohurit e nxënësve rreth procesit të gjithëpërfshirjes).
2. Projektit kërkimor ‘’Qasja ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta në procesin mësimor në shkollat fillore në Prishtinë’’.
Ka qenë nga viti 2002 deri në vitin 2006, pjesë e projektit ( anëtare e grupit të Prishtinës) ‘’GLOBAL MOTION’’ të OJQ – së ndërkombëtare GPDC (Global Perspective Development Centre).