Mimozë Musliu

Mimozë  Musliu, e  lindur  me  30  Mars 1978,  është personi i vetëm  në  Kosovë  deri  më  tani,  e  cila  ka  arritur  të  jetë  Mr.sc  i Pedagogjisë si  ish  nxënëse e  edukuar dhe  arsimuar  në  arsim  special  dedikuar  për  fëmijë  me  dëmtime  intelektuale  dhe  të shumfishta. 

Studimet postdiplomike i ka përfunduar në qershor të 2015 dhe  ato themelore i ka përfunduar në nëntor të 2009  në Universitetin e Prishtinës  ‘‘Hasan Prishtina’’, në  fakultetin Filozofik, departamentin e Pedagogjisë – drejtimin Pedagogji e Përgjithshme.

Nga shkurti i 2012  është punonjëse, me  pozitë  pune  Pedagog shkolle  në  Qendrën  Burimore për Mësim dhe  Këshillim ‘’Përparimi’’ në  Prishtinë dhe  nga  tetori i 2022 po ashtu është edhe punonjëse, me  pozitë  pune  Asistente e projekteve në Artpolis – Art and Community.                                                                                                                                               

Është recensente  e  teksteve  shkollore  të  lëndës  mësimore  Matematikë  për  klasë  të   3 –  të   për  vitin  shkollor  2021/2022.           

Nga viti 2020 deri në vitin 2021 ka qenë pjesë e stafit në festivalin e filmit  ‘‘Art  Without  Limit  International   Film  Festival’’.                                                                         

Nga  viti 2008 deri në vitin  2011 ka qenë punonjëse, me pozitë pune  Koordinatore  për  Kosovë  në GfK Skopje –  selinë  në Maqedoni   të  Veriut  të  Institutit  Kërkimor  Gjerman  në Gjermani.

Ka qenë bashkëpuntore  e  jashtëm,  në  cilësinë  e   udhëheqëses  së   grupit  punues  për  fokus  grupe  të  OJQ – ve  lokale,   në  projektin  hulumtues  për ‘‘Fëmijët  Jashtë Shkolle”  të  organizuar  dhe  zbatuar  nga  Instituti  Pedagogjik  i  Kosovës, po ashtu  ka qenë e  emruar  nga  UNICEF – i,  në  cilësinë  e  monitorueses  së   jashtëme   në   projektin  ‘‘ Gjitheperfshirja  –  Shkolla  Mike  për  të  Gjithë”   të   OJQ   TEMA  (Trajnerët e  Mësimdhënjës  Aktive).       

Është realizuese  e  dy  projekeve  individuale kërkimore:

1. Projektit  kërkimor  ‘’Creative activities within elementary  school students towards inclusive education’’ (autore  e   doracakut   të  projektit  me  titull:  Doracak  informativ  për  njohurit  e  nxënësve  rreth  procesit  të  gjithëpërfshirjes).

2.  Projektit  kërkimor  ‘’Qasja  ndaj  fëmijëve  me  nevoja  të  veçanta  në  procesin  mësimor  në  shkollat  fillore  në  Prishtinë’’.

Ka  qenë  nga  viti 2002  deri në  vitin 2006, pjesë  e  projektit ( anëtare  e  grupit  të  Prishtinës)  ‘’GLOBAL MOTION’’   të  OJQ  –  së   ndërkombëtare  GPDC  (Global  Perspective  Development  Centre).