
Shfaqja “Vojçek” me regji të Zana Hoxhës së shpejti me…
15 Janar, 2025
25 Janar, 2024
24.01.2024
Më 24 janar, 2024 Artpolis ishte nderuar me vizitën e këndshme nga z. Eric Dietz, shefi i misionit të Ambasadës së Dukatit të Madh të Luksemburgut në Prishtinë, së bashku me drejtorin e Festivalit “Fundamental” në Luksemburg, artistin e talentuar Steve Karier.
Ata u mirëpritën nga menaxherja e projekteve në Artpolis, Venera Ismaili, e cila prezantoi para tyre aktivizmin artistik të organizatës, veçanërisht krijimin e shfaqjeve teatrore profesionale nga Ansambli i Artpolis, si dhe organizimin e Festivalit FemArt, që sivjet shënon 12 edicione. Ky takim ishte një mundësi për t’u thelluar në punën e stafit dhe Ansamblit të Artpolis.
Shkëmbimi i ideve dhe përvojave ishte shumë i vlefshëm, duke hedhur themelet për bashkëpunime dhe shkëmbime kulturore në të ardhmen. Mezi presim të ndërtojmë këto lidhje dhe të krijojmë një urë lidhëse ndërmjet peizazheve artistike të Kosovës dhe Luksemburgut!