Aktivitetet Forum Teatri

ArtEd – Edukimi i Bazuar në Teatër me bashkëmoshatarë

12 Mars, 2020

14 – 16.02.2020, Prishtinë

Projekti “ArtEd – Rritemi përmes artit në arsimim”, bashkoi 20 nxënës/e, vajza e djem, të 20 shkollave kampione të Kosovës për të marrë njohuri mbi teatrin në trajnimin “Teknikat Teatrale në Edukim të bashkëmoshatarëve”, në datat 14,15 dhe 16 shkurt, 2020.

Nxënësit/et e 20 shkollave kampione të komunave të Kosovës, nga Prishtina, Podujeva, Obiliqi, Gjilani, Gjakova, Shtimja dhe Prizreni në trajnimin tre-ditor me një energji të pashtershme dhe pozitive u bënë pjesë e trajnimit duke absorbuar çdo fjalë të trajnerëve, shprehur interesim të madh dhe duke u përfshi në çdo aktivitet që trajnerët e Artpolis-it e kishin përgaditë.
 
Të frymëzuar edhe nga njëri-tjetri, ata mësuan për teknikat e teatrit dhe të aktrimit, krijimet e skenave të vogla teatrale, ndarjen e roleve, fasilitimin e shfaqjes por edhe ushtrimet fizike dhe lojërat në grupe. Trajnimi ka përfshi nxënësit/et e shkollave fillore të klasave 6,7,8 dhe 9 ndërsa mentorët e trajnimit Qëndresa Kajtazi dhe Edlir Gashi përveç ushtrimeve ndanë më ta edhe përvojat e tyre me teatrin. Qëllimi i projektit është të krijohen klubet teatrale nëpër shkollat kampione përderisa nxënësit/et e trajnuar do të ndihmojnë themelimin e tyre.

Projekti “ArtEd – Rritemi përmes artit në arsimim” përkrahet nga German Development Cooperation, implementohet nga GIZ në bashkëpunim me Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis.
“Klubet e Teatrit në 20 Shkolla Kampione janë krijuar me mbështetjen e Bashkëpunimit Gjerman për Zhvillim (GIZ) përmes OJQ Artpolis”.

You may also like