Aktivitetet Forum Teatri

ArtEd – Klubet teatrale vazhdojnë garat online për posterat më të pëlqyer

25 Korrik, 2020

1 maj/16 qershor/22 qershor /10 korrik/20 korrik – 2020

Duke parë suksesin e arritur dhe interesimin e nxënësve dhe të ndjekësve të Facebook-ut për garat e kaluara, Artpolis vazhdoi edhe me grupet tjera të 14 klubeve të teatrit të shkollave kampione të Kosovës, të organizojë garat online për posterat më të pëlqyer të dizajnuar nga këta nxënës/e, në faqen e Facebookut: Travelling Theater for Children and Youth.

Ky aktivitet erdhi si rezultat i trajnimit online “Dizajnimi i posterave në Canva” dhe tema për garën ishte : teatri. Nga grupet që garuan, u përgjodhën 8 fituese të cilat u shpërblyen me nga një libër.

“Ky projekt u organizua nga Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet, me përkrahjen e GIZ Kosovo në emër të Qeverisë Gjermane”.

You may also like