Aktivitetet Aktivizëm Panelet e Diskutimit Projektet Shfaqjet Teatrale

ARTI FEMINIST PËRMBYLL FORUMIN E GRAVE, PAQES DHE SIGURISË TË ORGANIZUAR NGA PRESIDENTJA VJOSA OSMANI-SADRIU

24 Tetor, 2022

23.10.2022

Edicioni i parë i Forumit të Grave, Paqes dhe Sigurisë, organizuar nga Zyra e Presidencës, është përmbyllur, më 23 tetor, 2022 me dy aktivitete të bashkëorganizuara me Qendrën për Art dhe Komunitet – ARTPOLIS në Klan Arena.


Paneli i diskutimit “Roli i grave artiste në ndërtimin e paqes” dhe shfaqja teatrore “Toka e Shpirtrave të Trazuar” u prezantuan në ditën e fundit të këtij Forumi, iniciativë e Shkëlqesisë së Saj Dr. Vjosa Osmani Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës.


Shfaqja teatrore “Toka e Shpirtrave të Trazuar”, me autore Shqipe Malushi dhe regji të Zana Hoxhës, u prezantua pas panelit të diskutimit.


“Toka e Shpirtrave të Trazuar”, është një performancë e bazuar në poezitë e Shqipe Malushit, të cilat evokojnë kujtimet tona kolektive për mungesën e paqes dhe përballjen me luftën dhe konfliktin si një gjendje konstante për shoqërinë kosovare ndër shekuj e në veçanti ndikimin e saj në traumat tona ndër gjenerata.


Personalitete të shquara të politikës, artit dhe kulturës ishin prezent në këto aktivitete, përfshirë edhe presidenten Vjosa Osmani-Sadriu dhe mysafirët e nderuar të Forumit.

#WPSRKS2022 #artpolis #HAUNTEDLAND #theatreperfromance #ZanaHoxha

You may also like