Aktivizëm

Artpolis pjesë e Konferencës për Paqe Feministe

4 Prill, 2023

03.04.2023

Artpolis mori pjesë në Konferencën mbi Paqen Feministe në Ballkanin Perëndimor të organizuar nga Kvinna till Kvinna në Shkup, Maqedoni Veriore.

Në mesin 110 grave aktiviste ishin edhe dy përfaqësueset e Artpolis, Donarta Limanaj, Menaxhere e Financave dhe Administratës, si dhe Elira Lluka, zyrtare për Marrëdhënie me Publikun.

Për tre ditë me radhë, 21-23 mars, 2023 u diskutua dhe u ligjërua mbi aktivizmin, kujtesën e aktivizmit, kujtesën politike etj. Diskutime dhe frymëzuese dhe mesazhe fuqizuese u ndanë nga gratë pjesëmarrëse.

Disa nga mesazhet kryesore të përcjella ishin: Ne kemi më shumë fuqi kur jemi më shumë, fuqia feministe qëndron në njohuri, hapësirë, njerëz, në të menduarit kritik, si feministe duhet të jemi të vetëdijshme mbi fuqinë që kemi, por edhe për përgjegjësinë që vjen me të, kujtimet e grave të përdhunuara gjatë luftërave iu fshinë pas luftës etj.

#Artpolis #FeministPeaceConference #Peace #WomensRights #FeministMovement

You may also like