Panelet e Diskutimit Projektet

Artpolis pjesë e panelit të diskutimit “Arti si mjet për kapërcimin e stereotipeve”

17 Qershor, 2024

17.06.2024

Më 17 qershor 2024, në Novi Sad, organizatat partnere nga projekti “UNMASC! Promovimi i Drejtësisë Gjinore me Teatrin e Angazhuar Social”—Artpolis (Prishtinë), Kulturhaus Brotfabrik (Vjenë), — morën pjesë në një panel diskutimi të titulluar “Arti si mjet për kapërcimin e stereotipeve”. Ky eveniment ishte pjesë e Festivalit të Pajtimit, me temë “Guxoj të Pajtohemi” organizuar dhe udhëhequr nga partnerii tretë i projektit, Kulturanova (Novi Sad). Panelistët përfshinin Tilman Fromelt, Danilo Jovanoviq, Andrea Visotshnig, Venera Ismaili dhe Shpëtim Selmani. Paneli u moderua nga Milan Vraçar dhe Jelena Božić.

Diskutimi u fokusua në atë se si arti dhe kultura luajnë një rol të rëndësishëm në thyerjen e stereotipeve, paragjykimeve dhe ksenofobisë. Këto mjete nxisin diskutimin, kreativitetin, dialogun dhe pranimin e diversitetit, të cilat janë veçanërisht të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë për promovimin e bashkëjetesës paqësore mes të rinjve.

Pikat kryesore nga diskutimi përfshinin: Arti dhe kultura janë efektive në nxitjen e ndryshimeve pozitive shoqërore përmes mikroaktivizmit; aktivizmi dhe arti janë të ndërthurura dhe rritin shtrirjen dhe ndikimin e mesazheve sociale; lëvizshmëria e të rinjve, përvojat personale dhe rrjetëzimi janë thelbësore për shkëmbimin e aftësive dhe njohurive.

Panelistët ranë dakord se të rinjtë janë të cenueshëm ndaj narrativave negative dhe kanë nevojë për mbështetje përmes angazhimit kulturor dhe artistik.
Ata vunë re dhe llogaritën shumë aktivitete dhe veprime të bashkëpunimit Serbi-Kosovë, përfshirë projekte të përbashkëta artistike.

Për progresin në të ardhmen, panelistët theksuan nevojën për formate të reja, më shumë mbështetje institucionale dhe rrjetëzim më të fortë ndërmjet aktivistëve në sektorin civil.

You may also like