Aktivitetet Projektet Punëtoritë

Artpolis vazhdon të fuqizojë “Çikat e Sjellshme”

27 Qershor, 2023

26.06.2023

Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis vazhdon të fuqizojë vajzat dhe gratë me kursin e vetëmbrojtjes “Çikat e Sjellshme”.

Më 26 qershor, 2023 ka filluar grupi i radhës i kursit të vetëmbrojtjes “Çikat e Sjellshme”. 20 vajza dhe gra do të trajnohen gjatë muajve në vijim në Akademinë e Arteve Marciale Prishtina.

Në shoqërinë kosovare, gjithnjë e më shumë shohim dhunë dhe krime ndaj grave. Të drejtat e grave po shkelen në shumë aspekte të ndryshme të jetës dhe për fat të keq është e vështirë për to të krijojnë një ndjenjë sigurie. Çdo ditë kur shkojnë në punë, shkollë apo kafiteri ato janë të rrezikuara nga sulmet dhe sulmet seksuale. Çfarë mund të bëjnë gratë dhe vajzat për të fuqizuar veten? Ato mund të fuqizojnë veten përmes vetëmbrojtjes.

Kursi i vetëmbrojtjes është i dizajnuar në mënyrë që ato të mësojnë si të mbrohen, të fitojnë vetëbesim, të rrisin qëndrueshmërinë, dhe të fuqizohen duke u vetëmbrojtur. Mësimi i vetëmbrojtjes është i domosdoshëm për gratë dhe vajzat sepse do të ndihen të fuqizuara në çdo aspekt të jetës së tyre e poashtu do të ndihen rehat dhe të sigurta kudo që të shkojnë. Kursi i vetëmbrojtjes jo vetëm që i mëson ato të mbrohen fizikisht, por edhe verbalisht në çdo aspekt të jetës.

Aktiviteti “Çikat e Sjellshme” organizohet nga Artpolis në kuadër të projektit “Humanrightivism” zbatuar nga Community Development Fund – CDF dhe përkrahur nga Embassy of Sweden in Prishtina.

You may also like