“E Bija”, me mesazhe kundër ngacmimeve dhe fuqizim të vajzave
7 Qershor, 2024
Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Artpolis mori pjesë në organizimin e 7 Arte në Mitrovicë, ku ndër të tjera u dëgjuan fjalë hyrëse nga drejtori ekzekutiv i 7 Arte, Lulzim Hoti dhe ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot.
Këshilltari për Bashkëpunim dhe Veprim Kulturor në ambasadën franceze, Donato Giuliani prezantoi mysafiren speciale, artisten e njohur nga Franca, Veronique Ataly.
Fjalimi i saj inspirues përfshiu punën dhe sfidat e saj si aktore dhe si grua në fushën e artit dhe të kulturës. Mbrëmja kulmoi me performancën e shkurtë të Veronique Ataly, një copëz e shfaqjes “Olympe et Moi” nga autorja e njohur franceze Olympe de Gouges, duke paralajmëruar kështu pjesëmarrjen e saj në FemArt 2023.
Pas përfundimit të ngjarjes në 7 Arte, u dha shfaqja “Top Girls” në shtëpinë e kulturës “Rexhep Mitrovica”, Mitrovicë.