“E Bija”, me mesazhe kundër ngacmimeve dhe fuqizim të vajzave
7 Qershor, 2024
25 – 28 gusht, 2021
Më 25-28 gusht 2021 Artpolis mbajti punëtorinë “Planifikimi Strategjik” në hapësirën magjepsëse të Luginës së Valbonës, me ç’rast u bashkëdyzuan idetë dhe planet e stafit dhe të aktorëve të Trupës Rezidente Artistike të Artpolis.
I gjithë procesi u zhvillua nën udhëheqjen e trajneres Shqipe Malushi, e cila mban në biografinë e saj një përvojë shumëvjeçare në fushën e lidershipit dhe planifikimit strategjik, ndër të tjera.
Që nga fillimi i punëtorisë ajo theksoi “rëndësinë e besimit në të njëjtin vizion bashkërisht si kolegë të punës, në mënyrë që të gjithë të jemi në të njëjtën faqe dhe të kemi vullnetin e njëjtë për ta arritur atë vizion”.
Përmes një laramanie ushtrimesh grupore dhe individuale pjesëmarrësit u thelluan tek njohja e vetes, vlerave të tyre e të organizatës si themel i definimit të vizionit të Artpolis për vitet e ardhshme.
Gjatë punës, u krijua një sinergji në mes stafit dhe aktorëve të Trupës artistike të Artpolis, e cila padyshim se përkthehet në punë më efikase drejt arritjes së objektivave e përmbushjes së vizionit të organizatës.
“Është hera e parë që zyrtarisht stafi dhe trupa artistike punojnë së bashku në planifikimin strategjik për Artpolis, duke synuar të shkruajnë rrugën përpara për organizatën”, tha Zana Hoxha, Themeluese/Drejtore e Artpolis dhe Festivalit FemArt.
Puna drejt definimit më të detajuar të objektivave dhe draftimit të strategjisë së re të Artpolis veçse ka filluar.
Përveç punëtorisë nuk kishte si të mungonte edhe një ecje në malet e bukura të Valbonës.
Përveç punëtorisë nuk kishte si të mungonte edhe një ecje në malet e bukura të Valbonës. Në ditën e fundit të trajnimit disa nga pjesëmarrësit u ngjitën tek ujëvara, të udhëhequr nga aktori Kushtrim Qerimi.
Përkrahur nga: Kvinna till Kvinna