“O Zot, O Zot, e Zoja e Shpisë” në Tuz…
27 Nëntor, 2024
08.12.2022
Vajza, gra e burra së bashku marshuan në sheshet e Prishtinës, për t’i thënë “Boll Ma!” abuzimit dhe vrasjes së grave dhe vajzave.
Anëtar të organizatave të personave me aftësi të kufizuara nga Prishtina, Peja, Suhareka, Drenasi dhe Ferizaj janë mbledhur për herë të parë në një marsh që thërret kundër abuzimit të grave me aftësi të kufizuara.
“Sot themi “Boll Ma! Abuzimi nuk fshehët brenda mureve”. Sot i themi #Boll Ma! abuzimit seksual, fizik, emocional dhe ekonomik të grave dhe vajzave me aftësi të kufizuara”, është shprehur Resmije Rahmani nga Prizreni në prononcimin para mediave.
“Boll Ma!…” ishte një thirrje për të ndaluar abuzimin ndaj grave brenda e jashtë mureve, në hapësira publike e private. Mosraportimi, heshtja dhe fshehja e rasteve riprodhon strukturat e patriarkatit.
“Boll Ma!…” synon të jetë zëri i revoltës që tenton të sfidojë e dënojë mizogjeninë, racizmin, seksizmin, diskriminimin, abuzimin dhe dhunën në të gjitha format e saj.
“Boll Ma!…” heshtja nuk është zgjidhje. Nga 2273 raste të dhunës në familje sivjet, 1897 raste janë ndaj grave e vajzave.
“Prandaj, ne duhet ta raportojmë dhunën, kurse institucionet ta luftojnë atë. Vetëm së bashku triumfojmë ndaj shtypjes, dhunës e pabarazisë. Vetëm së bashku jemi më afër barazisë sociale dhe gjinore”, ka deklaruar Rahmani.
Boll Ma!
Ky aktivitet u organizua nga Artpolis përkrahur nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.
Sponsor Gjeneral Buçaj SH.P.K
#artpolis #unite #16DaysOfActivism #art #activism #womenrights #gjakove #peja #prishtina