Artpolis

BOLL MA – Asnjë grua e vajzë më pak, asnjë vdekje më shumë

05.12.2021

Të indinjuara nga abuzimi sistematik i vajzave dhe grave dhe vdekjeve të tyre si pasojë e kësaj dhune, mungesës së përgjigjes së duhur institucionale në parandalimin dhe ndarjen e dënimeve të merituara për kryerësit e këtyre veprave, Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet bën thirrje për – ASNJË VAJZË E GRUA MË PAK NË MESIN TONË, ASNJË VDEKJE MË SHUMË TË VAJZAVE DHE GRAVE TONA.Më 5 dhjetor 2021, në ora 12:00-13:00, në platonë e sheshit “Zahir Pajaziti”, ju ftojmë të na bashkoheni në protestën tonë përmes performancës artistike ASNJË VAJZË E GRUA MË PAK NË MESIN TONË, ASNJË VDEKJE MË SHUMË TË VAJZAVE DHE GRAVE TONA.

Së bashku si vajza, gra, aktiviste e artiste kërkojmë që dhuna të ndalet dhe drejtësia të arrihet!Këtë të Diele, të veshura në të bardha, do të performojmë në heshtje për të gjitha vajzat e gratë që përjetuan dhunë e u vranë mizorisht si pasojë e saj.

Ejani të Marshojmë drejt ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës për të parashtruar kërkesat tona për parandalim dhe drejtësi!Kërkojmë drejtësi për vajzat dhe gratë që abuzohen në familje dhe shoqëri!

Kërkojmë drejtësi për vajzat dhe gratë që humbën jetën si pasojë e dhunës në familje!

Ky aktivitet organizohet nga Artpolis dhe përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia.

0Shares