“O Zot, O Zot, e Zoja e Shpisë” në Tuz…
27 Nëntor, 2024
“Dita botërore e librit dhe e të drejtave të autorit”
Sheshi Nëna Terezë, 23 Prill, 2012
Programi
23 Prilli, është një ditë simbolike për letërsinë botërore, sepse në këtë datë kanë lindur dhe vdekur shkrimtarë të mëdhenj botërorë si Servantes, K.Laxness, Vladimir Nabokov, Josep Pla dhe Manuel Mejía Vallejo.
Kjo datë, e zgjedhur nga konferenca e përgjithshme e UNESCO-s ne vitin 1995, i dedikohet autorëve dhe librave nga e mbarë bota duke i inkurajuar kështu të gjithë, e në veçanti të rinjtë, që të zbulojnë kënaqësinë e të lexuarit dhe të fitojnë një respekt të ri për kontributin e pakthyeshëm të atyre të cilët dhanë aq shumë për zhvillimin social dhe kulturor të njerëzimit.
Qendra për zhvillimin e Arteve – ARTPOLIS, me përkrahjen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Ministrisë për Kulturë. Rini dhe Sport dhe partnerëve të projektit realizoi disa aktiviteteve gjatë tërë ditës me 23 prill në sheshin Nëna Terezë, të cilat synojnë arritjen e këtij qëllimi në Kosovë.
Për të festuar Ditën e Librit dhe të drejtave autoriale u organizua Këndi i Librit që mundësohet në bashkëpunim me libraritë e kryeqytetit duke ofruar qindra libra me çmime më të volitshme dhe regjistrimi falas në bibliotekën “Hivzi Sylejmani”, prezantimi i 3 filmave nga kinoteka e artë e KosovaFilmit në bazë të librave të autorëve Rifat Kukaj dhe Filip Papajani, Këndi i Poetëve për fëmijë ku fëmijët kishin mundësinw të takojnë dhe dëgjojnë autorët e poezive, shfaqja teatrale me motive nga librat për fëmijë ku vetë fëmijët ishin yjet e mbrëmjes, prezantimi dhe ndarja e çmimeve për pesë lexuesit më të mirë në bibliotekën e Komunës së Prishtinës “Hivzi Sylejmani”, dhe programi kryesor i mbrëmjes Nata e Poezisë, nga autorë të ndryshëm të huaj dhe vendor nën interpretimin profesionist të aktorëve dhe instrumentistëve kosovarë.
ORARI
11:00 – 19:00 Këndi i Librit (Dukagjini, Artini/Toena, Dit’e Natë, Buzuku, KOHA, Titanik, biblioteka Hizi Sylejmani)
12:00 – 13:30 Filmi “Lepuri me pesë këmbë” – KINO ABC
12:00 – 16:00 Këndi i poetëve për fëmijë – Leximet e poezive për fëmijë me shkrimtarët – Ibrahim Kadriu dhe Kismete Hyseni
12:00 – 21:00 Ekspozita e fotografive me temë Librin nga fotografja franceze Sylvie Roche
17:00 – 19:00 Filmi “Kur pranvera vonohet” – KINO ABC
19:00 – 20:00 Shfaqje teatrale me motive nga librat për fëmijë dhe
prezantimi i pesë lexuesve më të mirë të bibliotekës H.Sylejmani
20:00 – 21:00 Nata e Poezisë – Interpretimi i poezive të autorëve vendas dhe të huaj nga aktorë dhe instrumentistë profesionistë
20:00 – 21:30 Filmi “Proka” – KINO ABC