Aktivizëm Iniciativat

Dita Botërore e Librit – Prishtinë / 2015

23 Prill, 2015

“Shënimi i Ditës botërore të librit”
Sheshi Nënë Tereza, 23 dhe 24 Prill, 2015

23 Prilli, është një ditë simbolike për letërsinë botërore, sepse në këtë datë kanë lindur dhe vdekur shkrimtarë të mëdhenj botërorë si Servantes, K.Laxness, Vladimir Nabokov, Josep Pla dhe Manuel Mejía Vallejo.

Kjo datë, e zgjedhur nga konferenca e përgjithshme e UNESCO-s ne vitin 1995, i dedikohet autorëve dhe librave nga e mbarë bota duke i inkurajuar kështu të gjithë, e në veçanti të rinjtë, që të zbulojnë kënaqësinë e të lexuarit dhe të fitojnë një respekt të ri për kontributin e pakthyeshëm të atyre të cilët dhanë aq shumë për zhvillimin social dhe kulturor të njerëzimit.

Qendra për zhvillimin e Arteve – ARTPOLIS, me përkrahjen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, përmes programit Culture for All dhe partnerëve të projektit do të realizojë disa aktiviteteve gjatë tërë ditës me 23 Prill në sheshin Nënë Tereza dhe 24 prill në Teatrin Dodona, të cilat synojnë promovimin e leximit dhe ngritjen e qasjes së të gjitha grupmoshave në marrjen e shërbimeve që lidhen me të lexuarit.

Për të festuar Ditën e Librit janë organizuar: Këndi i Librit që mundësohet në bashkëpunim me libraritë e kryeqytetit dhe shtëpitë botuese duke ofruar qindra libra me çmime më të volitshme dhe regjistrimi falas në bibliotekën “Hivzi Sylejmani”, organizimi i një panel diskutimi me temën “Leximi dhe botimi – sa ia vlenë në Kosove?” ku në panel do të marrin pjesë poet, përfaqësues të shtëpive botuese dhe përfaqësues të MKRS, leximi i poezive dhe shfaqje artistike për fëmijët në shkollën fillore Naim Frashëri dhe Faik Konica nga aktorë dhe poetë të mirënjohur të skenës artistike, prezantimi dhe ndarja e çmimeve për pesë lexuesit më të mirë të bibliotekës së Komunës së Prishtinës “Hivzi Sylejmani” dhe interpretimi i poezive nga autorë të ndryshëm të huaj dhe vendor me përcjelljen e instrumentistëve kosovarë si dhe organizimi i Mbrëmjes së Poezisë në bashkëpunim me aktorë të mirënjohur të skenës artistike në Teatrin Dodona.

You may also like